Ndërlidhjet

BAGDAD


Si rezultat i dhunës në Irak kanë humbur jetën së paku 47 vetë në incidente të ndara. Nga një sulm pranë një banke në qytetin e Kirkukut së paku 16 njerëz u vranë dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.
Policia ka zbuluar kufomat e 24 personave në rajonin e Anbarit. Gjatë 24 orëve të fundit kufomat e 17 burrave ishin gjetur 100 kilometra larg Bagdadit. Viktimat besohet se punonin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Rajoni i Anbarit njihet si një nga qendrat e kryengritësve.
Policia gjermane ka arrestuar tre irakianë nën dyshimin se mbështesnin grupin militant Ansar al Islam.
Lidhur me zhvillimet politike në vend Masud Barzani, kreu i Partisë Demokratike Kurde, ka bërë betimin si president i rajonit autonom të Kurdistanit të Irakut.
XS
SM
MD
LG