Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 23 veta, shumica prej tyre ushtarë irakianë, janë vrarë, dhe 29 të tjerë janë plagosur sot, nga një sulmues vetëvrasës, në një restoran ushtarak, 60 kilometra në veri të Bagdadit.
Raportohet gjithashtu për 8 policë të vrarë nga një sulmues me automjet bombë, i cili është përplasur sot në një patrullë policie në lindje të Bagdadit, citohen burime të policisë.
Ndërkaq, në Sidnej, kryeministri australian, John Houuard, ka thënë se pas gati dy muajsh, pengu australian Douglas Uuood, është liruar në një operacion të forcave irakiane.
"Kam kënaqësinë t'ju njoftoj se pengu australian në Irak, Douglas uuood, tani është i lirë. Ai është liruar gjatë një operacioni ushtarak në Bagdad, i ndërmarrë nga forcat irakiane", i ka thënë Houuard, Parlamentit australian.
XS
SM
MD
LG