Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, e ka ftuar një ekip ekspertësh nga Ministria britanike e Mbrojtjes, që të rishikojnë nevojat e Kosovës në fushën e sigurisë.
Ekspertët do të krijojnë një "sekretariat", i cili do të ketë për qëllim të vlerësojë se ccfarë trupa mbikqyrëse civile dhe të sigurisë i duhen Kosovës, deri dhe pas përcaktimit të statusit të saj.
Këshilltari për siguri i shefit të UNMIK-ut, Iain Smailes, tha se kryeqendrat rajonale, përfshi edhe Beogrdain, do të jenë të informuara. "Nuk do të ketë sekrete, por procesi duhet të udhëhiqet nga vendorët", tha ai.
Më tej ai ka shtuar se ky projekt do të marrë parasysh shpresat dhe frikën e gjithkujt në Kosovë.
Ndërkaq, në një deklaratë të shefit të UNMIK-ut, thuhet se sistem i përshtatshëm është ai që i adreson të gjitha nevojat e sigurisë që kanë kosovarët dhe që është i hartuar nga vetë kosovarët.
XS
SM
MD
LG