Ndërlidhjet

PRISHTINË


Derisa zhvilloheshin takimet e Grupit të Kontaktit me udhëheqësit kosovarë, para Zyrës amerikane në Prishtinë, dhjetëra familjarë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, protestuan, duke kërkuar informacione mbi fatin e të më të dashurve të tyre. Nysrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës ‘‘Thirrjet e Nënave”, shoqatë e cila edhe e ka organizuar protestën e sotme, tha se qëllimi i tyre ishte që t’i njoftonin përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit me gjendjen aktuale rreth personave të cilët llogariten si të zhdukur që prej luftës në Kosovë.
Bisedimet teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit mbi çështjen e të zhdukurve tashmë kanë filluar në nivel të grupeve punuese. Në bazë të të dhënave të grupit punues nga Prishtina, numri i përgjithshëm i personave të pagjetur është 3064, prej të cilëve 2340 janë shqiptarë, 523 janë serbë, kurse 201 të tjerët janë pjesëtarë të grupeve tjera etnike.
XS
SM
MD
LG