Ndërlidhjet

BEOGRAD


Prokuroria për krimet e luftës në Beograd, ka kërkuar të fillohen hetimet kundër Nebojsha Miniqit, i cili dyshohet që si komandant i një formacioni paramilitar ka bërë krime lufte në Kosovë, përkatësisht, për vrasjen e 12 shqiptarëve në Pejë, më 12 qershor 1999.
"Me këtë rast, janë vrarë 10 anëtarë të familjes Balaj, shumica prej tyre fëmijë", vë në pah Prokuroria.
Gjykata e Qarkut në Beograd ka kërkuar nga Argjentina ku Nebojsha Miniq është arrestuar, që ai t'iu dorëzohet autoriteteve serbe.
XS
SM
MD
LG