Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Serbisë, Voisllav Koshtunica tha se Beogradi nuk ka kontakte me Ratko Mlladiqin.
Gjatë konferencës me gazetarë bashkë me Komisionerin e BE-së për zgjerim, Olli Rehn, Koshtunica tha se qeveria nuk është duke negociuar për dorëzimin eventual të Mlladiqit.
"Shumë nga ato që janë shkruar në shtyp rreth Mlladiqit, rreth dorëzimit të mundshëm të tij, nuk janë të sakta. Mendoj se pikërisht kjo e ka komplikuar situatën", tha Koshtunica, duke theksuar se qeveria e tij është e vetëdijshme për obligimin që ta gjejë dhe arrestojë, të kërkuarin kryesor të Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiq.
XS
SM
MD
LG