Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Gjykatësi i lartë irakian, Salem Mahmoud al-Haxh Ali, është vrarë sot në Mosul. Persona të armatosur e kanë vrarë atë dhe shoferin, derisa ishin duke shkuar në punë, tha policia.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar gjithashtu për vdekjen e 5 marinsave amerikanë, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i djeshëm në Ramadi, 115 kilometra në perëndim të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG