Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore tha se Irani i ka vazhduar eksperimentet me pluton, edhe gjatë kohës që është menduar se i ka ndërprerë ato.
Në raportin që sot i ka paraqitur Bordit të Guvernatorëve, zëvendësshefi i Agjencisë, Pierre Goldschmidt, thuhet se Irani ka vazhduar të eksperimentojë ripërpunimin e plutonit që nga viti 1998.
Plutoni mund të përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore, por edhe për prodhimin e energjisë, për çka Irani thotë se është qëllimi i vetëm i aktiviteteve të tij bërthamore.
XS
SM
MD
LG