Ndërlidhjet

VJENË


"Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren me krizën aktuale në Bashkimin Evropian, por duhet të përqëndrohen në përmirësimin e situatës së tyre", ka porositur koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek.
Sipas tij, integrimi i rajonit duhet bërë hap pas hapi, duke e zvogluar angazhimin ndërkombëtar.
"Problem të madh paraqesin përfaqësuesi i lartë në Bosnjë-Hercegovinë dhe UNMIK-u në Kosovë. Përderisa të ketë protektorate, Bosnja dhe Kosova vështirë që do të bëhen anëtare të BE-së. Nuk mund të jesh anëtar i Bashkimit Evropian duke qenë nën protektorat", ka thënë Busek.
XS
SM
MD
LG