Ndërlidhjet

BAGDAD


Një gjykatës i lartë irakian dhe shoferi i tij janë vrarë sot në Mosul, 6 policë irakianë janë vrarë, si dhe 5 marinsa amerikanë kanë vdekur pas plagëve të marra në një shpërthim në Ramadi.
Po sot, ushtria amerikane tha se e ka arrestuar Mohammed Khalif Shaikerin, një bashkëpunëtor i lartë i Abu Musab al-Zarqaëit.
Ndërkohë, deputetët e Parlamentit dhe arabë sunitë thanë se kanë arritur marrëveshje që një numër i sunitëve të marrin pjesë në Komisionin e hartimit të kushtetutës së re.
Ndërkaq në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott Mçlellan tha se procesi i trajnimit forcave irakiane të sigurisë, do të jetë çështja kryesore e takimit të presidentit George Bush me kryeministrin irakian, Ibrahim al-Jaafari, javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG