Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Iranianët sot zgjedhin presidentin e ri, pasi presidenti Mohammad Khatami nuk ka të drejtë të kandidohet për mandatin e tretë.
Ish presidenti Akbar Hashemi Rafsanxhani shihet si kryesori në mesin e 7 kandidatëve. Kleriku reformator ka premtuar më shumë liri individuale dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike.
Por anketimet jozyrtare thonë se Rafsanxhani mund të përballet me sfidë të fortë nga Mohammad Baqer Walibaf, ish shef i policisë së shtetit, dhe reformatori Mostafa Moin, ish ministër i arsimit.
XS
SM
MD
LG