Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


I dërguari i Kombeve të Bashkuara Kai Aide, premtoi se do të bëjë vlerësim të detajuar të progresit demokratik në Kosovë, para fillimit të mundshëm të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës në fund të këtij viti.
"Do të punojmë aq sa duhet, do të udhëtojmë dhe do të shohim sa më shumë", që të bëjmë një raport "sa më të besueshëm dhe realist", tha Kai Aide pas takimit me ministrin e jashtëm serbomalazez Vuk Drashkoviq.
"Proceset po vazhdojnë, janë formuar shumë grupe punuese, por megjithate njerëzit në Kosovë nuk jetojnë në grupe punuese. Ata jetojnë në teren, dhe mu atje duhet të shkojmë", tha Aide.
"Në situatën si kjo, barra më e madhe bie mbi shumicën, e cila duhet të shfaqë pjekuri politike për të bërë atë që kërkohet lidhur me pakicat. Ne nuk e shohim raportin si vlerësim statik, por shpresojmë se gjatë punës sonë do të kontribuojmë për progresin", tha i dërguari i Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se më korrik planifikon të takohet me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe pakicës serbe në Kosovë.
Ndërkaq Vuk Drashkoviq tha se është i bindur se diplomati norvegjez do ta bëjë vlerësimin e gjendjes në Kosovë me "objektivitet dhe ndershmëri maksimale".
XS
SM
MD
LG