Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kombet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin me granata në shtëpinë e familjes Stoshiq në Klinë, tha zëdhënësi Neeraj Singh. Në sulmin që ndodhi pak pas mesnatës nuk ka patur të lënduar.
Millosh dhe Stana Stoshiq para dhjetra ditësh ishin kthyer në Klinë, pas disa viteve që kishin jetuar si të zhvendosur.
"Aktet e tilla të frikësimit nuk duhet të kenë vend në shoqërinë e Kosovës", thuhet në deklaratën e zëvendës shefit të UNMIK-ut Larry Rosin.
Sulmi gjithashtu është dënuar nga qeveria e Kosovës, e cila i ka bërë thirrje policisë t'i zbulojë dhe dënojë "kryesit e akteve të tilla që i dëmtojnë proceset politike dhe të sigurisë në Kosovë".
XS
SM
MD
LG