Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjykata serbe e ka dënuar me 20 vjet burg një ish polic, i akuzuar për vrasjen e 14 shqiptarëve nga Kosovës, në mesin e të cilëve ka patur gra dhe fëmijë.
Sasha Cvjetan, ish pjesëtar i njësitit policor "Akrepët", është shpallur fajtor për pjesëmarrje në masakrën e 19 shqiptarëve në qytetin e Podujevës më 28 mars, 1999.
I akuzuari, i cili në gjykatë e mohoi fajësinë, është polici i parë serb që gjykohet për krime të luftës gjatë konfliktit në Kosovë, në të cilin e humbën jetën rreth 10 mijë njerëz, shumica shqiptarë.
XS
SM
MD
LG