Ndërlidhjet

TEHERAN


Në Iran janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet presidenciale, pasi më parë autoritetet 3 herë e zgjatën kohën e votimit.
Ministria e brendshme njoftoi se votimi u zgjat për shkak të, siç thuhet, daljes "masive" të zgjedhësve.
Ministri i Brendshëm Abdolvahed Moussavi-Lari i përshkroi zgjedhjet e sotme si mjaft të afërta, dhe tha se në rrethin e dytë mund të garojnë dy favoritët, ish presidenti Akbar Hashemi Rafsanxhani dhe kandidati reformator, ish ministri i arsimit Mostafa Moin.
XS
SM
MD
LG