Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian thanë se blloku ka rënë në një krizë të thellë pas dështimit të tyre për t'u dakorduar mbi buxhetin.
Samiti dy ditësh i 25 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, mbrëmë përjetoi kollaps kur Britania dhe të paktën 4 vende tjera, i hodhën poshtë propozimet për kompromis rreth buxhetit për vitet 2007-2013.
Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, vendi i të cilit është kryesues aktual i unionit, ishte shumë i hidhëruar kur në orët e para të mëngjesit të së shtunës tha se bisedimet kanë dështuar.
"Njerëzit, pra krerët e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do t'ju thonë se Evropa nuk është në krizë. Evropa është në krizë të thellë", tha Juncker.
Britania kërkon zvoglimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë, në shkëmbim të rishikimit pjesës së vet të buxhetit prej 5.5 miliardë dollarë.
Franca, shfrytëzuesja më e madhe e subvencioneve, kundërshtoi çdo ndryshim të ndihmave në bujqësi.
Kryeministri Tony Blair u tha gazetarëve se pas refuzimit të kushtetutës në Francë dhe Holandë, Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë kursin, nëqoftëse dëshiron të mbetet i rëndësishëm për qytetarët.
XS
SM
MD
LG