Ndërlidhjet

RAMALLAH


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice, sot mbërriti në Izrael ku planifikon të bisedojë me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.
Gjatë fluturimit, Rice u tha gazetarëve se dëshiron që të dyja palët t'i koordinojnë përpjekjet për tërheqjen e planifikuar të Izraelit nga Gaza në muajin gusht.
Ajo tha se palestinezët duhet ta përmirësojnë sigurinë, dhe Izraeli të mos ndërtojë vendbanime të reja.
Rice gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të përmbahet nga aktivitetet, që do ta paragjykonin statusin përfundimtar të shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG