Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian thanë se blloku ka rënë në një krizë të thellë pas dështimit të tyre për t'u dakorduar mbi buxhetin.
Samiti dy ditësh i 25 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, mbrëmë përjetoi kollaps kur Britania dhe të paktën 4 vende tjera, i hodhën poshtë propozimet për kompromis rreth buxhetit për vitet 2007-2013.
Britania kërkoi zvoglimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë, si shkëmbim që të rishikojë zvoglimin e pjesës së saj të buxhetit prej 5.5 miliardë dollarë.
Franca, shfrytëzuesja më e madhe e subvencioneve, kundërshtoi çdo ndryshim të ndihmave në bujqësi.
Kryeministri Tony Blair u tha gazetarëve se pas refuzimit të projekt kushtetutës së BE-së në Francë dhe në Holandë, unioni duhet të ndryshojë kursin, nëse dëshiron të mbetet i rëndësishëm për qytetarët.
Në Varshavë, kryeministri i Polonisë Marek Belka tha se dështimi i samitit të BE-së u shkaktua nga "egoizmi" i vendeve më të pasura të unionit.
XS
SM
MD
LG