Ndërlidhjet

JERUSALEM


Shtetet e Basshkuara kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës ka deklaruar kryeministri izraelit, Sharon, para takimit të sotëm me shefen e diplomacisë amerikane Condoleezza Rice. Rice, e cila gjendet në një turne në Lindjen e Mesme, është takuar me udhëheqësin palestinez, Mahmud Abas.
Duke folur për tërheqjen e paralajmëruar të trupave izraelite nga Rripi i Gazës, Rice deklaroi:
"Të dyja palët duhet të bëjnë pjesën e tyre nëse synojnë një tërheqje paqësore të trupave izraelite nga Rripi i Gazës. Bashkërendimi është shumë i nevojshëm dhe kam biseduar për këtë me palestinezët dhe do bisedojë gjerësisht edhe me izraelitet."
XS
SM
MD
LG