Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 8 veta janë vrarë nga shpërthimi i një sulmuesi vetëvrasës sot në një restoran, afër Zonës së Gjelbërt, në Bagdad.
Agjencia Reuters, duke cituar burime të Policisë, njoftoi se mund të jenë vrarë mbi 20 veta, kurse AFP-ja ka cituar burime të ministrisë së Brendshme të kenë thënë se janë vrarë 10.
Ndërkohë, oficeri i Policisë irakiane, Raid Salman, pohoi se janë vrarë rreth 15 njerëz. "Sulmuesi vetëvrasës, me të arritur, shkoi drejt në restoran ku ishin të ulur policë dhe civilë, dhe e aktivizoi eksplozivin që kishte në trup, duke vrarë rreth 15 veta", tha Salman.
Po sot, nga shpërthimi i një automjeti bombë afër një xhamie shiite në Bagdad, një njeri është vrarë, ndërsa nga persona të armatosur janë vrarë 2 policë.
Në një sulm me automjet bombë, edhe në Tikrit, 3 persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG