Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, tha sot se terroristët e dyshuar që mbahen në burgun e Guantanamos, janë duke u trajtuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ajo tha se njerëzit në Guantanamo janë luftëtarë të paligjshëm, e jo të burgosur të luftës.
"Shtetet e Bashkuara i kanë trajtuar ata në përputhje me Konventat e Gjenevës", tha Rice.
SHBA-të po përballen me akuza ndërkombëtare për keqtrajtimin e dyshuar të të burgosurve.
Në burgun e Guantanamos janë duke u mbajtur rreth 540 të burgosur nga 40 vende të ndryshme.
XS
SM
MD
LG