Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët thonë se të paktën 16 irakianë, shumica prej tyre policë, janë vrarë sot nga shpërthimi i një sulmuesi vetëvrasës, në një restoran, afër Zonës së Gjelbërt, në Bagdad.
Oficeri i Policisë irakiane, Ra'id Salman, vlerësoi se janë vrarë rreth 15 njerëz. "Sulmuesi vetëvrasës, me të arritur, shkoi drejt në restoran ku ishin të ulur policë dhe civilë, dhe e aktivizoi eksplozivin që kishte në trup, duke vrarë rreth 15 veta", tha Salman.
Ky shpërthim ishte i fundit në serinë e sulmeve të sotme në Irak, nga të cilat u vranë edhe 18 të tjerë.
Në sulme tjera kundër policisë në Bagdad, 4 persona janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur.
Nga persona të armatosur, në kryeqytet, janë vrarë edhe dy policë, kurse në Tikrit, nga shpërthimi i një automjeti bombë, janë vranë 3 ushtarë irakianë dhe 13 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG