Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha sot se aeroplanët e saj luftarakë kanë vrarë mbi 20 kryengritës talibanë, në Afganistanin jugor.
Në deklaratë thuhet se një grup talibanësh kishin hapur zjarr ndaj trupave të koalicionit dhe aeroplanët u kishin shkuar në ndihmë.
"Asnjë nga trupat e koalicionit nuk është lënduar", bëhet e ditur në deklaratë.
Nga zhvillimet tjera, ministria e Brendshme ka njoftuar për kapjen e më shumë se 3 tonë droge dhe gati 1 ton kemikalje, gjatë katër ditëve të fundit.
XS
SM
MD
LG