Ndërlidhjet

MITROVICË


Administrata ndërkombëtare në Mitrovicë ka vendosur të vazhdojë zbatimin e planit për hapjen e urës qendrore për trafikun civil, kështu që prej sot, orari i qarkullimit do të zgjatet nga 2 në 4 orë në ditë.
Vendimi pasoi përplasjen e djeshme ndërmjet disa qytetarëve shqiptarë dhe serbë, të cilët e detyruan policinë e UNMIK-ut të ndërhyjë.
Incidenti filloi kur një grup serbësh sulmuan me gurë automjetin e një shqiptari, i cili përpiqej ta kalojë urën gjatë orarit të caktuar për qarkullim.
XS
SM
MD
LG