Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Policia irakiane tha se të paktën 10 rekrutë e kanë humbur jetën dhe rreth 50 janë plagosur, kur një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë në qytetin kurd Arbil.
Po sot, ushtria amerikane dhe irakiane tha se të paktën 5 policë irakianë e humbën jetën dhe mbi 20 u plagosën në sulmin e kryengritësve kundër një stacioni të policisë në Bagdad.
Të dielën, më shumë se 30 veta u vranë në vargun e sulmeve të kryengritësve në Irak, përfshirë 23 viktimat e sulmit vetëvrasës në një restorant në Bagdad.
XS
SM
MD
LG