Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të drejtat e refugjatëve, Walter Kalin, pas takimeve sot në Prishtinë, me presidentin Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Kosumi, ka kërkuar që çështja e kthimit në Kosovë të zgjidhet më shpejt. “Në tërë botën janë rreth 25 milionë të zhvendosur, dhe ne duhet të punojmë së bashku për kthimin sa më të shpejtë të këtyre njerëzve në shtëpitë e tyre. Në kontekstin e Kosovës shpresoj se do të shohim më shumë të kthyer në të ardhmen sesa që kemi parë deri tash”, tha Kalin.
Zëdhënësi i qeverisë Daut Dauti, thotë se deri tash është arritur sukses në numrin e të kthyerve, por kthimi i plotë i tyre nuk është bërë për shumë arsye.
“Megjithatë suksesi nuk është i plotë pasi ka arsye politike, ekonomike dhe psikologjike, gjithashtu është arritur pajtueshmëri që institucionet e Kosovës, të UNMIK-ut dhe UNHCR-ja t'u ofrojnë më tepër ndihmë atyre të zhvendosurve të brendshëm, që janë në pjesë të ndryshme të Kosovës”, thotë Dauti.
Kthimi është njëri prej standardeve që institucionet kosovare duhet t'i përmbushin para fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar.
XS
SM
MD
LG