Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, tha sot se Turqia duhet të bëjë përparim më të madh në fushën e të drejtave të njeriut para se t'i hapë bisedimet për anëtarësim me BE-në në tetor.
Kurse, Komisioneri për Drejtësi dhe Siguri, Franco Frattini, tha se BE-ja duhet t'i tregojë Ankarasë që mund të kalojnë "shumë vite" para se ajo të mund t'i bashkohet bllokut.
Ai tha se edhe Turqia, ashtu si Rumania dhe Bullgaria, ndodhen nën hetim të kujdesshëm në fushën e të drejtave të njeriut, kushteve në burgje, sistemeve të dënimit dhe lirisë së mediave.
XS
SM
MD
LG