Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Lideri palestinez, Mahmoud Abbas, tha se është i vendosur për ruajtjen e qetësisë gjatë tërheqjes së planifikuar izraelite nga Rripi i Gazës dhe veriu i Bregut Perëndimor, që fillon në gusht.
Ai tha gjithashtu se është i gatshëm të punojë me Izraelin për heqjen e shtëpive të kolonëve në Gaza."Çështja e shkatërrimit të këtyre shtëpive i takon Qeverisë së Izraelit. Nëse ata vendosin t'i heqin këto shtëpi, ne do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë", tha Abbas.
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon dhe lideri palestinez do të diskutojnë për tërheqjen në takimin e nesërm, të parin që kur e kanë shpallur armëpushimin në shkurt.
XS
SM
MD
LG