Ndërlidhjet

MELBURN


Inxhinieri australian, i cili javën e kaluar u shpëtua nga kryengritësit në Irak, u kthye në vendin e vet dhe kërkoi falje për deklaratat e bëra derisa ishte peng, në të cilat kërkonte tërheqjen e forcave të koalicionit nga Iraku.
Douglas Wood tha me të kthyer në aeroportin e Melbournit, se u kërkon ndjesë kryeministrit të Australisë John Howard dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, ngase kishte qenë i detyruar të bënte deklarata të tilla.
64 vjeçari Wood tha se ende i mbështet politikat australiane dhe amerikane në Irak, sidomos përpjekjet për trainimin e forcave irakiane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG