Ndërlidhjet

KAJRO


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Egjiptit, dhe ka kërkuar prej Kajros që t'u mundësojë njerëzve të shprehen lirshëm. Rice i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Universitetin amerikan në Kajro. Ajo e ka kritikuar veçanërisht ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, shkeljet në sistemin e drejtësisë dhe dhunën lidhur me zgjedhjet. "Zgjedhjet në Egjipt, përfshi edhe ato parlamentare, duhet të jenë të lira dhe objektive. Grupet opozitare duhet të kenë liri të mbledhjes dhe të kenë qasje në publik e media. Votimet duhet të zhvillohen pa dhunë dhe kërcënime, derisa vëzhguesit ndërkombëtare duhet të kenë qasje të pakufizuar për të bërë punën e tyre", ka thënë Rice.
Shefja e diplomacisë amerikane po vazhdon turneun e saj në Lindjen e Mesme, me qëllimin për t'i promovuar reformat demokratike në rajon.
XS
SM
MD
LG