Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga seria e sotme e shpërthimeve në Irak janë vrarë rreth 30 njerëz.
Autoritetet thanë se të paktën 12 rekrutë të policisë janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur, nga shpërthimi i një vetëvrasësi me automjet në qytetin kurdë Arbil.
Kurse, në qytetin Halabja, është vrarë shefi i Policisë, derisa në Kirkuk janë vrarë 4 ushtarë.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar edhe për të paktën 5 policë irakianë të vrarë, në sulmin e kryengritësve kundër një stacioni të policisë në Bagdad.
Policia tha se gjatë luftimeve janë vrarë 14 kryengritës.
Nga një shpërthim tjetër në Bagdad janë vrarë edhe 4 irakianë.
Ndërsa në qytetin verior Tal Afar, nga shpërthimi i një bombe skaj rrugës, është vrarë një ushtar amerikan.
XS
SM
MD
LG