Ndërlidhjet

BRUKSEL


Më shumë se 80 ministra të Jashtëm dhe zyrtarë tjerë, janë mbledhur sot në Bruksel, në konferencën që ka për qëllim të demonstrojë solidaritetin botëror ndaj Irakut.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana, tha se takimi dëshmon "konsenzusin ndërkombëtar mbi Irakun".
Në konferencë marrin pjesë; edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anann, dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice.
Ministri i Jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, tha se shpreson në përkrahje për hartimin e kushtetutës dhe përgatitjet për zgjedhjet e reja që do të zhvillohen sivjet.
Ai do të takohet sot edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, dhe anëtarë tjerë të Këshillit, për të diskutuar në lidhje me ndihmën e Aleancës në trajnimin e ushtrisë irakiane.
XS
SM
MD
LG