Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha sot se gjatë një operacioni në Irakun perëndimor, forcat e saj kanë zbuluar tri fabrika të automjeteve bombë dhe 17 automjete bombë.
Marinsat kanë gjetur po ashtu 9 pasaporta të Sudanit, Tunizisë, Arabisë Saudite dhe Libisë.
Nga zhvillimet tjera, në rajonin al-Toz, nga sy sulme me automjete bombë janë vrarë 5 ushtarë irakianë dhe 7 civilë.
Në Bagdad, mbi 12 persona të armatosur kanë sulmuar sot një stacion të policisë duke plagosur të paktën dy policë.
XS
SM
MD
LG