Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ambasadori i ri amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad, tha se është i "tmerruar" nga niveli i dhunës në vend.
Sipas tij, ekstremistët islamikë dhe ish-anëtarët e Partisë së Saddam Husseinit, po përpiqen të ndezin luftë civile në Irak.
Këto komente Khalilzad i bëri pas takimit me presidentin irakian, Jalal Talabani.
"Iraku po përballet me sfida të rënda, por duhet t'i tejkalojë ato. Rreziqet janë të mëdha si për irakianët, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara, për rajonin, por edhe për botën. Angazhimi i Amerikës është i fuqishëm dhe i palëkundur", tha Khalilzad.
XS
SM
MD
LG