Ndërlidhjet

PEKIN


Një valë e nxehtë ka përfshirë pjesë të ndryshme të kontinentit aziatik, ku për shkak të temperaturave të larta kanë vdekur qindra njerëz.
Në Kinën qendrore, autoritetet kanë hapur vendstrehime nëntokësore, në mënyrë që njerëzit të shpëtojnë nga moti shumë i nxehtë.
Në Indi, më shumë se 250 njerëz kanë vdekur nga vala e nxehtë, që ka vazhduar për 6 javë. Në disa pjesë të Indisë qendrore dhe veriore, temperaturat kanë arritur deri në 47 gradë celsius.
Nga Pakistani raportohet për 30 të vdekur, kurse në Bangladesh rreth 80, si pasojë e temperaturave të larta.
XS
SM
MD
LG