Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Në konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut që filloi sot në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, tha se irakianët e kanë mbështetjen e botës në përpjekjet e tyre për ta rindërtuar vendin.
"Bashkësia ndërkombëtare e mbështet qeverinë dhe popullin e Irakut, dhe ne jemi të përcaktuar që rindërtimi i Irakut të ketë sukes, ashtu siç kemi theksuar në rezolutën 1546 të Këshillit të Sigurimit", tha Annan.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm britanik, Jack Straw, tha se komuniteti ndërkombëtar i ka tejkaluar ndarjet sa i përket luftës në Irak.
"Ajo që thekson dhe simbolizon kjo konferencë, është fakti se komuniteti ndërkombëtar, që ka qenë shumë i ndarë, para dhe gjatë aksionit ushtarak, tani është bashkuar në mbështetje të ndërtimit të një Iraku demokratik dhe paqësor", tha Straw.
Në konferencë foli edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, e cila kërkoi që fqinjët e Irakut t'i sigurojnë kufijtë kundër atyre që duan ta shkatërrojnë Irakun.
Në Bruksel janë mbledhur ministra të Jashtëm dhe zyrtarë nga më shumë se 70 vende e organizata të ndryshme botërore.
Ministri i Jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, njoftoi në konferencë se Egjipti do të jetë vendi i parë arab që do të emërojë ambasador në Bagdad.
XS
SM
MD
LG