Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha sot se BE-ja rrezikon të paralizohet nëse nuk arrihet shpejt marrëveshje për buxhetin afatgjatë të bllokut.
Gjatë një debati të Komisionit për samitin e javës së kaluar, në të cilin nuk u arrit marrëveshja për buxhetin, Barroso theksoi se anëtarët e rinj të Bashkimit Evropian do të jenë vendet e para që do t'i ndjejnë pasojat, nëse nuk arrihet marrëveshja.
Ai theksoi gjithashtu se BE-ja duhet të zhvillojë një debat serioz për marrëdhëniet me Turqinë, pas refuzimit të kushtetutës evropiane në Francë dhe Holandë.
XS
SM
MD
LG