Ndërlidhjet

logo-print

KANDAHAR


Sot janë intensifikuar luftimet në Afganistan. Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe autoritetet afgane thanë se trupat e tyre, të mbështetura edhe nga aeroplanët luftarakë, kanë vrarë të paktën 60 guerilë talibanë. Në këto luftime që ishin më të ashpërat gjatë disa mujave të fundit, janë vrarë edhe 6 pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane, ndërsa 5 ushtarë amerikanë janë plagosur.
Trupat afgane bënë të ditur gjithashtu se kanë arrestuar 30 luftëtarë talibanë.
Luftimet e sotme ishin pjesë e operacionit që ka për qëllim shkatërrimin e vendstrehimeve talibane.
XS
SM
MD
LG