Ndërlidhjet

logo-print

STRASBURG


Këshilli i Evropës pritet të miratojë sot një rezolutë me anë të së cilës kritikohet Rusia për dështimet në fushën e të drejtave të njeriut.
Në Strasburg, organizata po debaton rreth rezolutës, e cila do të theksojë, veçanërisht veprimet ushtarake në Çeçeni, çështjen e privatizimit dhe korrupsionin.
Britaniku David Atkinson, njëri nga bashkëautorët e rezolutës, tha se Rusia nuk është vend demokratik.
"Është fakt se Rusia nuk është ende një demokraci e lirë. Ende nuk ka mbajtur zgjedhje të drejta. Sistemi i transmetuesit kombëtar nuk është i pavarur nga ndikimi dhe kontrolli i shtetit. Drejtësia ende nuk është efektive, pa korrupsion dhe e pavarur nga ndikimi politik", tha Atkinson.
XS
SM
MD
LG