Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Trupat e Mbrojtjes së Kosovës do të bëhen ushtri e Kosovës, pas zgjidhjes së statusit përfundimtar që do të jetë pavarësia", tha sot kryeministri Bajram Kosumi, gjatë vizitës që i bëri këtij institucioni.
Ai tha se në shtator të këtij viti do të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës, ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm, Kosova do të ketë status të ndryshëm nga i tashmi, duke shtuar se në këtë proces, TMK-ja do të bëhet ushtri e Kosovës.
“Nëse duam të krijojmë ushtri, ajo nuk do të jetë ndryshe nga ushtritë e tjera evropiane. Mund të jetë më e vogël në numër, por në parimet themelore duhet të jetë e njëjtë”, i porositi Kosumi udhëheqësit e TMK-së.
Në këtë vizitë, Kosumi shoqërohej nga disa ministra të kabinetit të tij, në mesin e të cilëve edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq.
XS
SM
MD
LG