Ndërlidhjet

STRASBURG


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ftoi sot Rusinë që ta shfuqizojë dënimin me vdekje, t'i tërheqë trupat nga Moldavia, dhe t'i dënojë përgjegjësit për shkeljet e të drejtave të njeriut në Ceceni.
Në rezolutën e miratuar nga 46 vendet anëtare të Këshillit, i bëhet thirrje Rusisë që gjithashtu ta forcojë drejtësinë dhe ta shtojë bashkëpunimin me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Britaniku David Atkinson, njëri nga bashkëautorët e rezolutës, tha se Rusia ende nuk është vend demokratik.
"Jemi të shqetësuar me faktin se në bazë të marrëveshjeve të reja për kompozimin e Dhomës së Lartë të parlamentit - Dhomës Federale, presidentit i lejohen shumë emërime në të", tha Atkinson.
XS
SM
MD
LG