Ndërlidhjet

logo-print

HAGË/BEOGRAD


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, ka deklaruar se ndihet shumë e turpëruar të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për 10-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku humbën jetën mbi 8000 djemë e burra boshnjakë, derisa Ratko Mlladiç e Radovan Karaxhiç janë ende të lirë. Del Ponte sërish i bëri thirrje Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare të shtojnë përpjekjet për kapjen e dy të akuzuarve kyç.
Nga ana tjetër presidenti serb, Boris Tadiq, ka përsëritur gjatë vizitës së tij në Rumani se do marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore në 10-vjetorin e Srebrenicës. Familjet e viktimave kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e Tadiqit.
XS
SM
MD
LG