Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ekspertët e policisë nga nëntë vende ballkanike, përfshi dhe Kosovën, kanë rënë dakord për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për të luftuar më mirë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Kjo është bërë e ditur nga OSBE-ja, që është dhe organizatore e konferencës.
"Kriminelët janë gjithnjë e më shumë të sofistikuar ndaj dhe forcat e sigurisë duhet të punojnë ngushtësisht së bashku që të përshtaten me ndryshimet e reja në botën e krimit e të shtojnë efikasitetin në luftën kundër krimit", tha Douglas Ëake, zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Beograd.
XS
SM
MD
LG