Ndërlidhjet

UASHINGTON


Stabilizmi i Irakut nuk do të jetë i lehtë, ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cili nuk ka pranuar të japë afate kohore për tërheqjen e trupave nga Iraku.
Rumsfeld tha para Senatit se duhej kohë për të mundur kryengritësit.
"Nuk duhet të ketë dyshim se nëse trupat e koalicionit tërhiqen para aftësimit të trupave irakiane në atë shkallë që ato të marrin përgjegjësitë, atëherë një ditë do të përballemi me një tjetër regjim në Irak. Një regjim që ndoshta do jetë edhe më i rrezikshëm se ai që sapo kemi rrëzuar në një rajon që më shumë gjendet në errësirë se sa i çliruar e në liri", tha Rumsfeld.
Kongresi amerikan ka shtuar kërkesat për më shumë qartësi rreth politikave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG