Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i bëri thirrje Rusisë që t'i bashkohet Aleancës në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ndaljen e përhapjes së armëve të jokonvencionale.
Ai foli sot në Moskë, në fillim të vizitës gjatë të cilës do të takohet me zyrtarët më të lartë të Rusisë.
Shefi i NATO-s tha se planifikon të ngrisë edhe shqetësimin në lidhje me shtypjen e trazirave të muajit të kaluar në Uzbekistan.
Bisedimet pritet të përqëndrohen po ashtu në luftën kundër tregtisë së drogës, si dhe në çështjet rajonale, veçanërisht Afganistanin, Irakun dhe Ballkanin.
XS
SM
MD
LG