Ndërlidhjet

MOSKË


"Rusia dhe NATO-ja duhet t'i bashkojnë kapacitetet në luftë kundër trafikut të drogës në Afganistan dhe Azinë Qendrore", tha presidenti Vladimir Putin, pas takimit në Moskë, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.
Ai vlerësoi gjithashtu se marrëdhëniet e Rusisë me NATO-n janë të mira.
"Luftën kundër terrorizmit e theksuam si detyrë prioritare, dhe jam i lumtur që nga deklaratat e përgjithshme tani kemi kaluar në punë konkrete. P.sh. Rusia do të marrë pjesë në operacionet e NATO-s në Detin Mesdhe, me qëllim të parandalimit të akteve terroriste", tha Putin.
Ndërkaq, shefi i NATO-s ka ngritur edhe shqetësimin në lidhje me shtypjen e trazirave të muajit të kaluar në Uzbekistan, duke përsëritur thirrjet e perëndimit për një hetim të pavarur mbi to.
XS
SM
MD
LG