Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Iran.
Votuesit do të zgjedhin ndërmjet Akbar Hashemi Raf-sanxhanit, i cili ka qenë president në vitet 1989-1997, dhe Mahmoud Ahmedi-nexhadit, kryebashkiak i Teheranit.
Udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, derisa po hidhte votën e tij sot, u bëri thirrje mbështetësve të të dy kandidatëve që të përmbahen nga ndonjë veprim i dhunshëm kundër njëri-tjetrit.
Ndërkaq, Rafsanxhani, paragjykoi fitore kundrejt rivalit të tij, dhe tha se "do të vazhdojë t'i shërbejë vendit", edhe nëse humbet.
"Sido që të jetë, unë jam i përcaktuar t'i shërbej revolucionit dhe popullit deri në fund të jetës. Tani, pa marrë parasysh nëse do të jem president ose jo, qëllimi im është të luaj një rol politik në histori", tha Rafsanxhani.
Kurse, Ahmadi-nexhadi tha se fitorja e tij do të jetë "fillim i një epoke të re" për Iranin.
XS
SM
MD
LG