Ndërlidhjet

UASHINGTON


Forcat amerikane do të mbeten në Irak që të sigurojnë periudhën kalimtare të vendit drejt një demokracie të qëndrueshme. Ky ka qenë premtimi i presidentit amerikan Bush për kryeministrin irakian, Ibrahim al Jaffari, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.
"Nuk do të ketë përcaktim të afateve kohore për tërheqje dhe ia kam thënë këtë dhe kryeministrit. Ne jemi atje për të përmbushur një mision të rëndësishëm. Iraku demokratik është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe në interes të vendosjes së bazave për paqen", tha Bush.
Bush dhe Al-Jaffari kanë folur për përparimin e arritur në aftësimin e trupave vendase të sigurisë, ndonëse kanë përsëritur vështirësitë në luftimin e kryengritësve.
XS
SM
MD
LG