Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia dhe NATO-ja duhet të bashkojnë forcat për të luftuar trafikun e drogës në Afganistan dhe në përgjithësi në Azinë Qëndrore. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, në Moskë.
"Ne theksuam gjatë bisedimeve se lufta kundër terrorizmit është përparësi e përbashkët dhe jam i kënaqur të them se kemi kaluar nga deklaratat në aksione të përbashkëta konkrete, siç janë ato në Mesdhe, që synojnë parandalimin e akteve terroriste në det", tha Putin.
Scheffer nga anan e tij ka vlerësuar bashkëpunimin, por ka ritheksuar shqetësimin për shtypjen me dhunë të protestave në Uzbekistan dhe ka kërkuar hetime të pavaruara ndërkombëtare. Rusia e kundërshton një kërkesë të tillë.
XS
SM
MD
LG