Ndërlidhjet

BREZOVICË


Në Kosovë sot zyrtarisht është formuar Partia Demokratike e Kosovës dhe Metohisë, themelues dhe kryetar i së cilës është Sllavisha Petkoviq, ministër për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës.
Në kuvendin e parë partiak që u mbajt në Brezovicë, Petkoviq tha se "qëllimi i formimit të partisë është që serbët në Kosovë ta marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre, dhe të mos i dëgjojnë të tjerët kur këshillojnë se çfarë të bëjnë, ndërkohë që nuk jetojnë në Kosovë".
"Angazhohem për hapjen e dialogut të brendshëm midis shqiptarëve dhe serbëve, që në të sa më shpejt ta gjejmë përgjigjen në pyetjen se a mund të jetojmë bashkë", ka thënë Petkoviq, i cili konsideron se serbët në Kosovë mund të jetojnë bashkë me shqiptarët.
XS
SM
MD
LG